⚖️❓ 𝗡𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝗱𝗶𝗻 𝗣𝗲𝗻𝗮𝗹 𝗱𝗵𝗲 𝗿𝗿𝗲𝘇𝗶𝗸𝘂 𝗶 𝗽𝗮𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗸𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗸𝗼𝗿𝗿𝘂𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁

Ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut hynë në fuqi dje, më 14 shtator. Ato u miratuan nga Kuvendi më 6 shtator në mënyrë eksprese me flamur evropian, u dekretuan menjëherë nga Presidenti Pendarovski dhe u botuan në Gazetën Zyrtare të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene, nga të cilët Qeveria tha se 35 janë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ndryshimi i tre neneve që nuk janë në përputhje me legjislacionin evropian janë ato që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar (neni 353), të punuarit e pa ndërgjegjshëm në shërbim (neni 353-v) dhe me bashkëveprimin kriminal (neni 394). Këto ndryshime u kritikuan ashpër nga opozita, shoqëria civile, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, ulen dënimet e parashikuara për veprat penale në fjalë dhe shfuqizohet dënimi për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare gjatë prokurimit publik.

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi sjell më poshtë analizën e ndryshimeve të neneve 353, 353-v dhe 394, dhe njëherit shpreh shqetësimin për rrezikun e pandëshkueshmërisë dhe ndikimin negativ në luftën kundër korrupsionit që rezulton nga këto ndryshime.

Shpërndaje: