𝐑𝐞̈𝐧𝐢𝐞 𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 – 𝐠𝐣𝐲𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐥𝐞̈𝐭

🔸🇲🇰 Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC), besimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në tre pushtetet që përfaqësojnë shtetin ka rënë në nivele skajshmërisht të ulëta.

🔸‼️ Kështu, vetëm 6% e qytetarëve i besojnë tërësisht qeverisë, vetëm 5% parlamentit dhe vetëm 3% gjyqësorit.

🔸📉 Me rënien e regjimit Gruevski më 2017, besimi në institucione kishte filluar të ringritet deri në vitin 2019. Por që atëherë, rënia e besimit ka qenë e vazhdueshme dhe është rikthyer në nivelet e fundit të erës Gruevski.
➡️ Barometri i Ballkanit është sondazh vjetor i opinionit publik dhe i ndjenjave të biznesit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i porositur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Ai analizon aspiratat dhe pritshmëritë e qytetarëve për jetën dhe punën, tendencat mbizotëruese socio-ekonomike dhe politike, përfshirë integrimin rajonal dhe evropian.

Shpërndaje: