Komunikatë – Raport i ri: cilat janë amendamentet kushtetuese për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe?

Një raport i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka paraqitur propozime konkrete rreth përmbajtjes së amendamenteve të nevojshme kushtetuese për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe si gjuhë bashkëzyrtare krahas asaj maqedonase.

Raporti vë në pah se edhe pse të gjitha partitë kryesore në vend janë shprehur më herët se nuk janë kundër heqjes së 20 përqindëshit nga Kushtetuta, këto ditë, dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës, LSDM përmes nënkryetares Sanja Llukarevska dhe BDI përmes Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, kanë dalë publikisht kundër ose kanë shprehur rezerva rreth futjes së kësaj çështjeje në skicën e ndryshimeve kushtetuese, nën arsyetim se tani nuk është koha, se kjo çështje duhet të presë një moment tjetër më të përshtatshëm dhe se, kësaj radhe, fokusi duhet të jetë të ndryshimi i Preambulës dhe në rrugën evropiane të vendit.

Sipas IPP Arbën Xhaferi, arsyetimet e tilla nuk mbajnë. Ato janë regresive, antihistorike dhe të sajuara për të kënaqur qarqet shoviniste maqedonase karshi një “kompromisi” të ri përballë kërkesave legjitime të shqiptarëve.

Zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe nuk është në shpërputhje me agjendën evropiane. Përkundrazi, diversiteti dhe shumëgjuhësia janë vlera evropiane. Madje, pikërisht me këtë logjikë, Bujar Osmani, në vitin 2017 si Zëvendës Kryeministër pëgjegjës për integrimin evropian, e kishte shtyrë përpara futjen e ligjit për përdorimin e gjuhëve në kuadër të strategjisë nacionale të legjislacionit për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo kishte mundësuar që ligji të kalojë procedurën parlamentare me flamur evropian, si pjesë e agjendës evropiane. Andaj, rezervat e shprehura tani nga SDSM dhe BDI rreth 20 përqindëshit, përfshirë rezervat e Osmanit, nuk janë të sinqerta dhe nuk mbajnë, pasi që bëhet fjalë për po të njëjtën çështje, vetëm se tani në rrafshin kushtetues.

Se çdoherë është koha për të bërë gjënë e duhur siç thoshte Nelson Mandela, e ka dëshmuar sondazhi i opinionit publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut i realizuar nga IPP Arbën Xhaferi në muajin mars: 90% e shqiptarëve besojnë se ndryshimet kushtetuese duhet të rezultojnë në një status të avancuar për gjuhën shqipe, e cila duhet të përkufizohet si gjuhë bashkëzyrtare, në të njëjtin nivel me maqedonishten.

Sipas IPP Arbën Xhaferi, historiku i ndryshimeve kushtetuese dëshmon një gjë të pamohueshme: reformat kushtetuese asnjëherë nuk kanë ardhur si pasojë e dialogut të brendshëm ndërmjet bashkësive por ato kanë qenë çdoherë rezultat i obligimeve ndërkombëtare të vendit apo pasojë e krizave juridiko-kushtetuese.

Çështjen e futjes së pakicave të ndryshme në Preambulë lënë anash, IPP Arbën Xhaferi thotë se zyrtarizimi i gjuhës shqipe shkon përtej diskutimit publik rreth heqjes së 20 përqindëshit, që është vetëm pjesa emocionale e problemit por assesi tërësia e tij. Fokusimi në vetëm nenin 7 të Kushtetutës dhe 20 përqindëshin është gabim dhe heqja e 20 përqindëshit si masë e izoluar, nuk do zyrtarizonte gjuhën shqipe. Kjo do ishte një zgjidhje kozmetike dhe improvizim i radhës për konsum ditor, që kanë karakterizuar qasjen e BDI-së në vazhdimësi këto dy dekada.

Sipas IPP Arbën Xhaferi, zyrtarimi i plotë i gjuhës shqipe si gjuhë bashkëzyrtare në nivel të njëjtë me maqedonishten, kërkon reformë kushtetuese gjithëpërfshirëse, përmes së paku 4 amandamenteve kushtetuese, që rregullojnë regjimin e gjuhëve zyrtare, autenticitetin dhe vlerën juridike juridike të ligjeve dhe të Kushtetutës, si dhe gjuhët e arsimimit në nivel shteti.

🔸 𝟭. 𝗔𝗺𝗲𝗻𝗱𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗻𝗲𝗻𝗶𝘁 𝟳 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗲̈𝘃𝗲 𝘇𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲

Neni 7 i Kushtetutës rregullon regjimin e gjuhëve zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ky nen është rast sui generis në Evropë dhe madje ndoshta edhe në botë, dhe ai ka nevojë për thjeshtësim radikal për t’u sjellë në përputhje me përvojën kushtetuese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe me rezultatet e regjistrimit të popullsisë së vitit 2021. Propozim amendamenti për nenin 7 do duhej të duket si vijon:

“𝙂𝙟𝙪𝙝𝙚̈ 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙍𝙚𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚̈𝙣 𝙚 𝙈𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨𝙚̈ 𝙨𝙚̈ 𝙑𝙚𝙧𝙞𝙪𝙩 𝙟𝙖𝙣𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙖 𝙢𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙖𝙨𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙖 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚, 𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙠𝙧𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙙𝙝𝙚 𝙖𝙡𝙛𝙖𝙗𝙚𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙩𝙮𝙧𝙚 𝙧𝙚𝙨𝙥𝙚𝙠𝙩𝙞𝙫.
𝙉𝙚̈ 𝙣𝙟𝙚̈𝙨𝙞𝙩𝙚̈ 𝙚 𝙫𝙚𝙩𝙖𝙙𝙢𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙡𝙤𝙠𝙖𝙡 𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙘𝙞𝙡𝙖𝙩 𝙨𝙚̈ 𝙥𝙖𝙠𝙪 20% 𝙚 𝙦𝙮𝙩𝙚𝙩𝙖𝙧𝙚̈𝙫𝙚 𝙛𝙡𝙖𝙨𝙞𝙣 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙣𝙙𝙧𝙮𝙨𝙝𝙢𝙚 𝙣𝙜𝙖 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙩 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧𝙚, 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙖 𝙚 𝙩𝙮𝙧𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙖𝙡𝙛𝙖𝙗𝙚𝙩𝙞 𝙞 𝙨𝙖𝙟 𝙙𝙤 𝙩𝙚̈ 𝙟𝙚𝙣𝙚̈ 𝙣𝙚̈ 𝙥𝙚̈𝙧𝙙𝙤𝙧𝙞𝙢 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧 𝙣𝙚̈ 𝙣𝙞𝙫𝙚𝙡 𝙠𝙤𝙢𝙪𝙣𝙚, 𝙣𝙚̈ 𝙥𝙖𝙟𝙩𝙞𝙢 𝙢𝙚 𝙡𝙞𝙜𝙟𝙞𝙣.
𝙈𝙚 𝙠𝙚̈𝙩𝙚̈ 𝙖𝙢𝙚𝙣𝙙𝙖𝙢𝙚𝙣𝙩 𝙯𝙚̈𝙫𝙚𝙣𝙙𝙚̈𝙨𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙣𝙚𝙣𝙞 7 𝙞 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙍𝙚𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚̈𝙨 𝙩𝙚̈ 𝙈𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨𝙚̈.”

🔸 𝟮. 𝗔𝗺𝗲𝗻𝗱𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝗮𝘂𝘁𝗲𝗻𝘁𝗶𝗰𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲𝘃𝗲

Meqë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë bashkë zyrtare, autenticiteti dhe vlera juridike e ligjeve të miratuara dhe shpallura në dy gjuhët duhet të garantohen me Kushtetutë. Andaj, amendamenti rreth autenticitetit dhe vlerës juridike të versioneve gjuhësore të ligjeve do duhej të duket si vijon:

“𝙇𝙞𝙜𝙟𝙚𝙩 𝙢𝙞𝙧𝙖𝙩𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙙𝙝𝙚 𝙨𝙝𝙥𝙖𝙡𝙡𝙚𝙣 𝙣𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙣 𝙢𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙖𝙨𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙣 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚, 𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙠𝙧𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙙𝙝𝙚 𝙖𝙡𝙛𝙖𝙗𝙚𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙩𝙮𝙧𝙚, 𝙙𝙝𝙚 𝙠𝙤𝙣𝙨𝙞𝙙𝙚𝙧𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙨𝙞 𝙤𝙧𝙞𝙜𝙟𝙞𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙠𝙖𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙣𝙟𝙚̈𝙟𝙩𝙚̈𝙣 𝙫𝙡𝙚𝙧𝙚̈ 𝙟𝙪𝙧𝙞𝙙𝙞𝙠𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙙𝙮𝙟𝙖 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙩.
𝙈𝙚 𝙠𝙚̈𝙩𝙚̈ 𝙖𝙢𝙚𝙣𝙙𝙖𝙢𝙚𝙣𝙩 𝙨𝙝𝙩𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙣𝙚𝙣 51/𝙖 𝙥𝙖𝙨 𝙣𝙚𝙣𝙞𝙩 51 𝙩𝙚̈ 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙍𝙚𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙈𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨𝙚̈ 𝙨𝙚̈ 𝙑𝙚𝙧𝙞𝙪𝙩.”

🔸 𝟯. 𝗔𝗺𝗲𝗻𝗱𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝗮𝘂𝘁𝗲𝗻𝘁𝗶𝗰𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀 𝗷𝘂𝗿𝗶𝗱𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗲̈𝘀

E njëjta çështje shtrohet edhe për autenticitetin dhe vlerën juridike të Kushtetutës. Meqë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe janë njëjtë zyrtare, autenticiteti dhe fuqia juridike e Kushtetutës duhet të garantohen në të dyja gjuhët. Amendamenti rreth kësaj çështje do duhej të duket si vijon:

“𝙑𝙚𝙧𝙨𝙞𝙤𝙣𝙚𝙩 𝙣𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙣 𝙢𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙖𝙨𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙣 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙠𝙚̈𝙨𝙖𝙟 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙩𝙚, 𝙣𝙚̈ 𝙨𝙝𝙠𝙧𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙙𝙝𝙚 𝙖𝙡𝙛𝙖𝙗𝙚𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙩𝙮𝙧𝙚, 𝙠𝙤𝙣𝙨𝙞𝙙𝙚𝙧𝙤𝙝𝙚𝙣 𝙨𝙞 𝙙𝙮 𝙤𝙧𝙞𝙜𝙟𝙞𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙙𝙝𝙚 𝙠𝙖𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙣𝙟𝙚̈𝙟𝙩𝙚̈𝙣 𝙛𝙪𝙦𝙞 𝙟𝙪𝙧𝙞𝙙𝙞𝙠𝙚.
𝙈𝙚 𝙠𝙚̈𝙩𝙚̈ 𝙖𝙢𝙚𝙣𝙙𝙖𝙢𝙚𝙣𝙩 𝙨𝙝𝙩𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙣𝙟𝙚̈ 𝙣𝙚𝙣 133/𝙖 𝙥𝙖𝙨 𝙣𝙚𝙣𝙞𝙩 133 𝙩𝙚̈ 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙩𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙍𝙚𝙥𝙪𝙗𝙡𝙞𝙠𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙈𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙞𝙨𝙚̈ 𝙨𝙚̈ 𝙑𝙚𝙧𝙞𝙪𝙩.”

🔸 𝟰. 𝗔𝗺𝗲𝗻𝗱𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗻𝗲𝗻𝗶𝘁 𝟰𝟴 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶𝗺𝗶𝘁

Neni 48, paragrafi 4 i Kushtetutës përcakton se “Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.”

Fjalia e dytë e këtij paragrafi është problematike meqë ajo mohon karakterin zyrtar të gjuhës shqipe, duke konsoliduar primatin e gjuhës maqedonase të etabluar nga Kushtetuta e vitit 1991. Andaj është e qartë se për t’u arritur barazia e plotë midis gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase, edhe ky nen duhet të amendamentohet.

Rregullimi i gjuhëve të arsimimit megjithatë duhet të jetë çështje e dialogut midis partive politike, shoqërisë civile, shoqatave të prindërve dhe të nxënësve dhe palëve tjera të interesuara, me synim të arritjes së barazisë së plotë gjuhësore në arsim.

𝘿𝙮 𝙯𝙜𝙟𝙞𝙙𝙝𝙚𝙩 𝙚 𝙢𝙪𝙣𝙙𝙨𝙝𝙢𝙚 𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙩𝙚𝙟𝙠𝙖𝙡𝙪𝙖𝙧 𝙠𝙤𝙣𝙛𝙡𝙞𝙠𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙣𝙤𝙧𝙢𝙖𝙫𝙚 𝙠𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙚𝙨𝙚 𝙢𝙞𝙙𝙞𝙨 𝙣𝙚𝙣𝙞𝙩 7 𝙙𝙝𝙚 𝙣𝙚𝙣𝙞𝙩 48 𝙩𝙚̈ 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙩𝙚̈𝙨 𝙟𝙖𝙣𝙚̈: 𝙞) 𝙛𝙨𝙝𝙞𝙧𝙟𝙖 𝙚 𝙛𝙟𝙖𝙡𝙞𝙨𝙚̈ 𝙨𝙚̈ 𝙙𝙮𝙩𝙚̈ 𝙣𝙜𝙖 𝙣𝙚𝙣𝙞 48, 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙜𝙧𝙖𝙛𝙞 4 𝙦𝙚̈ 𝙚𝙩𝙖𝙗𝙡𝙤𝙣 𝙤𝙗𝙡𝙞𝙜𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙥𝙚̈𝙧 𝙩𝙚̈ 𝙢𝙚̈𝙨𝙪𝙖𝙧 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙣 𝙢𝙖𝙦𝙚𝙙𝙤𝙣𝙖𝙨𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙖𝙩𝙤 𝙨𝙝𝙠𝙤𝙡𝙡𝙖 𝙠𝙪 𝙖𝙧𝙨𝙞𝙢𝙞𝙢𝙞 𝙯𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙤𝙝𝙚𝙩 𝙣𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈ 𝙩𝙟𝙚𝙩𝙚̈𝙧 𝙤𝙨𝙚; 𝙞𝙞) 𝙛𝙪𝙩𝙟𝙖 𝙚 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙨 𝙨𝙝𝙦𝙞𝙥𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙥𝙤 𝙠𝙚̈𝙩𝙚̈ 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙜𝙧𝙖𝙛, 𝙣𝙚̈ 𝙥𝙚̈𝙧𝙥𝙪𝙩𝙝𝙟𝙚 𝙢𝙚 𝙛𝙧𝙮𝙢𝙚̈𝙣 𝙚 𝙣𝙚𝙣𝙞𝙩 7 𝙩𝙚̈ 𝙆𝙪𝙨𝙝𝙩𝙚𝙩𝙪𝙩𝙚̈𝙨 𝙧𝙧𝙚𝙩𝙝 𝙧𝙚𝙜𝙟𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙩𝙚̈ 𝙜𝙟𝙪𝙝𝙚̈𝙫𝙚 𝙯𝙮𝙧𝙩𝙖𝙧𝙚.

Sipas IPP Arbën Xhaferi, tani më shumë se çdoherë është koha për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe, sepse një mundësi e tillë për të evropianizuar Maqedoninë e Veriut nuk do të vijë përsëri në të ardhmen e parashikueshme.

Shqiptarët që kanë qenë faktori kyç për ruajtjen e kursit pro-perëndimor të vendit, futjes së vendit në NATO dhe fitimit të vendimit të kushtëzuar për hapje të negociatave për anëtarësim në BE, nuk kanë asnjë arsye të tërhiqen nga kërkesat e tyre legjitime për status bashkëzyrtar të gjuhës shqipe, si pritshmëri pa ekuivoke e çdo shqiptari në vend.

Shpërndaje: