Kryeministri Kovaçevski : kampion i padiskutueshëm i reklamave në facebook

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar shpenzimet e politikanëve dhe partive politike në reklama Facebook në tremujorin e fundit. Nga kjo analizë rezulton se kryeministri Kovaçevski dhe partia e tij janë kampionë të padiskutueshëm të reklamimit në Facebook, me 5 nga 10 shpenzuesit më të mëdhenj në nivel vendi në radhët e tyre.

🔸 Kryeministri në tre muajt e fundit ka shpenzuar 25.701 euro për 387 reklama, apo mesatarisht 4 reklama dhe 285 euro të shpenzuara çdo ditë.

🔸 Në faqet e ndryshme të SDSM-së janë publikuar 163 reklama në vlerë totale prej 5.730 euro. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi ka shpenzuar 1.864 euro në 117 reklama, ndërsa kryetari i Komunës Qendër ka publikuar 10 reklama për 304 euro vlerë. Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq ka shpenzuar 225 euro në 5 reklama.

🔸 Edhe BDI shpenzon mjaft në reklama Facebook. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shpenzuar 661 euro në 20 shpallje, ndërsa Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka publikuar 20 shpallje në vlerë prej 492 euro.

🔸 Shpenzues tjetër i madh është Jorgo Ognenovski, kryetari i partisë Demokratët, i cili ka publikuar 112 reklama në vlerë prej 1.869 euro.

🔸 Lideri i VMRO-DPMN-së, Hristjian Mickoski është më i arsyeshëm me vetëm 304 euro të shpenzuara në 4 reklama. Levica ka shpenzuar 486 euro në 20 reklama.

Politikanët e partive politike shqiptare Aleanca për Shqiptarët, Besa dhe Alternativa nuk figurojnë në top 10-shen e shpenzuesve më të mëdhenj në reklama Facebook.

Shpërndaje: