Sa po ndikojnë Zonat e Lira Ekonomike në uljen e pabarazive zhvillimore rajonale?

Në kuadër të raportit të fundit “𝙉𝙙𝙞𝙠𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙕𝙤𝙣𝙖𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙕𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙄𝙣𝙙𝙪𝙨𝙩𝙧𝙞𝙖𝙡 𝙙𝙝𝙚 𝙏𝙚𝙠𝙣𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠 𝙣𝙚̈ 𝙕𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙍𝙖𝙟𝙤𝙣𝙖𝙡”, IPP Arbën Xhaferi sot ndan me ju analizën rreth investimeve të huaja sipas rajoneve.

📉👨🏻 Përkthyer në investime për kokë banori, ndikimi i ZZHIT-ve në zhvillimin e barabartë rajonal është thuajse negativ.

📊€ Rajoni lindor, si rajoni i pestë më i pasur sipas kriterit të PBB për kokë banori, i prinë listës së investimeve me 338 euro investime për kokë banori (9.2% e totalit të investimeve), pasuar nga Pellagonia, rajoni i katërt më i pasur, me 270 euro investime për kokë banori (10.1% e totalit), dhe Shkupi, dukshëm rajoni më i pasur, me 252 euro për kokë banori, apo 51.4% e vlerës totale të investimeve.

🇦🇱🇲🇰 Pollogu, rajoni më i varfër me PBB prej 2,264 euro për kokë banori, është i fundit edhe me investime, me 41 euro të investuara për kokë banori, apo 2.4% e investimeve totale.

⬇️ Pra, shikuar nga ky prizm, 𝘀𝗵𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗱𝗮𝗿𝗷𝗮 𝗲 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝗻𝗲̈𝗽𝗲̈𝗿 𝗭𝗭𝗛𝗜𝗧 𝘁𝗵𝗲𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗵𝗲𝗻𝗱𝗲𝗸𝘂𝗻 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗮𝗹, duke treguar për një orientim të investitorëve i cili është në shpërputhje me nevojat zhvillimore të rajoneve.

Shpërndaje: