Trefishim i importeve ruse në kohë sanksionesh

📈🔍 Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, importet ruse në Maqedoninë e Veriut janë trefishuar në periudhën janar-nëntor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

💸 Importet ruse kanë arritur vlerën prej 375.8 milionë euro në 11 muajt e parë të vitit, krahasuar me 128.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

💰 Eksportet nga Maqedonia e Veriut drejt Rusisë kanë shënuar rritje prej 11.4%. Vendi ynë gjatë 11 muajve të parë të këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë prej 48.7 milionë euro drejt Rusisë, apo 5 milionë euro më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

❌🇪🇺 Sanksionet ndaj Rusisë, që Maqedonia e Veriut ka filluar t’i zbatojë vitin e kaluar për herë të parë në historinë e politikës sonë të jashtme, nuk po kanë fare ndikim në tregtine midis dy vendeve. Përkundrazi, Rusia është shumë afër të futet në listen e 10 partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje: