Tregtia e jashtme e Maqedonisë së Veriut me Rusinë shënon rekord edhe përkunder sanksioneve

Sipas të dhënave të publikuara nge Enti Shtetëror i Statistikave, importet ruse në Maqedoninë e Veriut kanë shënur rritje prej 78.1% në periudhën janar-shtator 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Importet ruse kanë arritur vlerë prej 250.96 milionë euro në nëntë muajt e parë të vitit. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2021, importe e Maqedonisë së Veriut nga Rusia kapnin shumën prej 90.24 milionë euro.

Edhe eksportet nga Maqedonia e Veriut drejt Rusisë kanë shënuar rritje prej 8.6%. Vendi ynë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti ka eksportuar mallra në vlerë prej 38.13 milionë euro drejt Rusisë, apo 3 milionë euro më tepër krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit 2021.

Sipas kësaj, sanksionet ndaj Rusisë, që Maqedonia e Veriut ka filluar t’i zbatojë këtë vit për herë të parë në historinë e politikës së jashtme të vendit, nuk kanë patur fare ndikim në tregtine midis dy vendeve.

Shpërndaje: