
Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC), në periudhën 2016-2022, Shqipëria është vendi më pro-evropian në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia vendi më euro-skeptik.
🔸🇲🇰 Në Maqedoninë e Veriut, ndjenja pro-evropiane ka ndryshuar në kohë gjatë periudhës 2016-2022, dhe ka variuar nga 47-57%, me pikun më të lartë në vitin 2018, kur 59% e të anketuarve mendonin se anëtarësimi në BE është gjë e mirë për vendin.
🔸🇦🇱🇽🇰 Shqipëria dhe Kosova janë dukshëm dy vendet më pro-evropiane në rajon, me respektivisht 89% dhe 73% e qyetarëve që mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë. Ndërsa në Shqipëri variaconet në kohë janë margjinale (81-89%), në Kosovë ka rënie të dhe ngritje ndër vite (73-91%).
🔸🇲🇪🇧🇦 Sa u përket Malit të Zi dhe Bosjne-Hercegovinës, vlen të theksohet ngritja e vazhdueshme e ndjenjës pro-evropiane nga 38% në vitin 2016 në 57% në vitin 2022 në Malin e Zi, dhe nga 33% në vitin 2016 në 50% në vitin 2022 në Bosjne-Hercegovinë.
🔸🇷🇸 Serbia është vendi i vetëm ku shumica e qytetarëve nuk mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë për vendin e tyre. Edhe përkundër një ngritje progresive të ndjenjës pro-evropiane, në vitin 2022, vetëm 38% e serbëve mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë për Serbinë.
Barometri i Ballkanit është sondazh vjetor i opinionit publik dhe i ndjenjave të biznesit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i porositur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Ai analizon aspiratat dhe pritshmëritë e qytetarëve për jetën dhe punën, tendencat mbizotëruese socio-ekonomike dhe politike, përfshirë integrimin rajonal dhe evropian.