77% e qytetarëve besojnë se vendi nuk ka sistem efektiv për raportimin e korrupsionit

🔸🇲🇰 Sipas të dhënave të projektit “SecuriMeter” nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC), shumica dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut (77%) vlerësojnë se vendi nuk e ka një sistem të fortë dhe të sigurt për raportimin e korrupsionit.

🔸 Vetëm 15% e qytetarëve besojnë se Maqedonia e Veriut ka një sistem të tillë, ndërsa 8% nuk prononcohen.

❓🙋🏻‍♂️ Si mendoni ju, a kemi sistem efektiv për raportimin e korrupsionit?

➡️ “SecuriMeter” është një sondazh vjetor i opinionit publik mbi qëndrimet, përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë në Ballkanin Perëndimor në lidhje me situatën e sigurisë, i zbatuar nga Këshill për Bashkëpunim Rajonal.

Shpërndaje: