Arsyeja kryesore e mosraportimit të rasteve korruptive është bindja se nuk do ketë pasoja për keqbërësit

🔸🇲🇰 Sipas të dhënave të projektit “SecuriMeter” nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC), arsyeja numër një e mos raportimit të keqbërjeve është bindja se asgjë nuk do të dalë nga kjo, me 67% e qytetarëve që mendojnë kësisoji.

🔸 Arsyet tjera të mos raportimit të korrupsionit janë frika nga hakmarrja (33%), pasuar nga bindja se raportimi nuk është përgjegjësi individuale (20%), mos pasja e informatave se kujt duhet raportuar rastet korruptive dhe miqësia (11%).

❓🙋🏻‍♂️ Po juve, çfarë ju dekurajon të raportoni rastet korruptive?

➡️ “SecuriMeter” është një sondazh vjetor i opinionit publik mbi qëndrimet, përvojat dhe perceptimet e publikut të gjerë në Ballkanin Perëndimor në lidhje me situatën e sigurisë, i zbatuar nga Këshill për Bashkëpunim Rajonal.

Shpërndaje: