Disponim pozitiv i qytetarëve evropianë ndaj zgjerimit të BE-së – francezët dhe gjermanët kundër

Me fillimin e presidencës spanjolle të BE-së, zgjerimi i BE-së pritet të marrë një dinamikë të re, me zhvillime konkrete për sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Programi i presidencës spanjolle është mjaft ambicioz rreth politikës së zgjerimit dhe qeveria spanjolle ka për synim të ofrojë afate kohore konkrete për vendet kandidate, gjë që do ishte një risi në politikën evropiane të zgjerimit.

📊 Por si qëndron disponimi i qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së rreth zgjerimit të mëtejmë të BE-së sipas Eurobarometrit?

🔸 Në nivel të BE-së në tërësi, 52% e qytetarëve janë pro zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ndërsa 38% janë kundër.

🔸 Në shumicën dërmuese të vendeve anëtare të BE-së, opinioni publik është i favorshëm ndaj zgjerimit të BE-së: në 20 nga 27 vende anëtare, shumica e qytetarëve janë pro zgjerimit.

🔸 5 vendet me disponimin më pozitiv ndaj zgjerimit janë Lituania (73% pro), Polonia (73%), Estonia (71%), Spanja (71%), Letonia (71%) dhe Malta (71%). Pra ndër vendet e vjetra anëtare, Spanja është vendi më i favorshëm ndaj zgjerimit të BE-së.

🔸 Vendet ku disponimi ndaj zgjerimit është negativ janë Franca (vetëm 33% pro), Austria (37%), Gjermania (40%), Finlanda (45%), Sllovakia (47%); Luksemburgu (47%) dhe Belgjika (49%).

🔸 Në vetëm tre vende anëtarë, shumica e opinionit publik është kundër zgjerimit të BE-së: Franda (54% kundër), Austria (54%) dhe Gjermania (52%). Këto tre vende përbëjne 35,82% të popullsisë së BE-së dhe 44,01% të GDP-së.

Shpërndaje: