Gjysma e rasteve të hapura nga OLAF në Ballkanin Perëndimor janë në Maqedoninë e Veriut

‼️ Sipas Euronews Albania, OLAF – Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, e cila është përgjegjëse për auditimin e fondeve evropiane brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet e tjera përfituese, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë 5 viteve të fundit.

🇲🇰 Nga 36 hetime të iniciuara për vendet e Ballkanit Perëndimor, 18 prej tyre kanë të bëjnë me keqpërdorimin të mjeteve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
🇷🇸 Vendi i dytë me numrin më të madh të hetimeve në rajon është Serbia, me nëntë hetime.
🇧🇦 Në Bosnje dhe Hercegovinë, janë iniciuar tre hetime.
🇽🇰 Në Kosovë, janë iniciuar tre hetime.
🇦🇱 Për Shqipërinë janë hapur gjithsej dy hetime.
🇲🇪 Në fund të listës së OLAF, është Mali i Zi me vetëm një hetim.

Shpërndaje: