
Diskriminimi i parë: shpërndarja e padrejtë e dotacioneve në baza rajonale. Lartësia e dotacioneve sipas rajoneve është thuajse në përpjesëtim të zhdrejtë me PBB-të rajonale, apo ndryshe thënë, sa më i pasur rajoni, aq më të larta dotacionet, dhe anasjelltas, sa më i varfër rajoni aq më të ulëta dotacionet. Dotacionet janë gjithashtu në përpjesëtim të zhdrejtë me praninë e shqiptarëve brenda rajoneve: sa më e ulët përqindja e shqiptarëve brenda një rajoni, aq më e lartë vlera e dotacioneve për kokë banori; sa më e lartë përqindja e shqiptarëve brenda një rajoni, aq më e ulët vlera e dotacioneve