Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë së Ohrit, Instituti për Politika Publike (IPP) Arbën Xhaferi sjell për publikun një nismë unike të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me zbatimin e parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.








