Organizatat e diasporës luajnë një rol tejet të rëndësishëm për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe shetit amë, duke filluar nga zhvillimi ekonomik e deri te arsimi dhe kultura. Mbështetja e tyre nga institucionet shtetërore është faktor kyç që përcakton suksesin e zbatimit të strategjisë shtetërore për diasporën.




– Para miratimit të strategjisë shtetërore për diasporën, në vitin 2018, qeveria financoi 12 projekte në vlerë totale prej 16.842 euro, të gjitha të fokusuara në ruajtjen dhe promovimin e identitetit maqedon në vendet ku jeton diaspora.
– Me miratimin e strategjisë, në vitin e parë të zbatimit të saj (2019), nën udhëheqjen e ministrit për diasporë pa portofol, Edmond Ademi, niveli i përkrahjes financiare për shoqatat e diasporës u rrit në 92.493 euro, për 41 projekte, shumica dërmuese prej të cilave ishin përsëri të fokusuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit maqedon në vendet ku jeton diaspora dhe në masë më vogël, në vendet e rajonit ku jetojnë pakicat maqedone. Megjithatë, 4 organizata apo perzona fizik me përkatësi kombëtare shqiptare u financuan me vlerë totale prej 9.100 euro (9,8% e totalit).

– Përveç se u ul niveli total i financimeve për shoqatat e diasporës, ndodhi edhe një spostim i fokusit gjeografik të programit nga vendet ku jeton diaspora drejt vendeve të rajonit ku jetojnë pakicat maqedone dhe gorane. Rrjedhimisht, devijoi edhe vetë synimi i strategjisë nacionale, e cila u bë një vegël për mbrojtjen e identitetit të pakicave maqedone dhe gorane në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, në vend të përkrahjes së shoqatave të diasporës.
– Për pasojë, nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, programi për shoqatat e diasporës u bë monoetnik maqedon dhe shoqatat shqiptare u përjashtuan totalisht nga zbatimi i strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën. Shqiptarët nuk përfituan as edhe një qindarkë nga 73.964 euro të alokuara në programin për shoqatat e diasporës në periudhën 2021-2023; shoqatat maqedone shfrytëzuan 100% të fondeve të alokuara nga MPJ.
Në tërësi, gjatë periudhës 2018-2023:





IPP Arbën Xhaferi rekomandon që:






