Reklamat Facebook gjatë fushatës zgjedhore: 10 shpenzuesit më të mëdhenj kanë harxhuar 200.000 euro

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar shpenzimet e politikanëve dhe partive politike në reklama Facebook në tremujorin e fundit (mars-maj 2024), që korrespondon me fushatën për zgjedhjet e dyfishta parlamentare dhe presidenciale.

Nga kjo analizë rezulton se 10 shpenzuesit më të mëdhenj, bashkë kanë shpenzuar 196.439 €.

SDSM i prinë bindshëm listës me 57,846 € të shpenzuara në reklama facebook në tremujorin e fundit, pasuar nga Levica me 20,529 €.

Kandidati i SDSM-së për President, Stevo Pendarovski, është shpenzuesi më i madh individual me 18,996 €. Presidentja e re e vendit në anën tjetër, Gordana Siljanovska-Davkova, radhitet e pesta me 14,142 €.

Para saj vjen, kryetari i VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski, me 17,328 € të shpenzuara në reklama facebook në tremujorin e fundit. Ish-kryetari i SDSM-së, Dimitar Kovaçevski, radhitet i gjashti me 13,187 €.

Pas tyre vijnë zyrtarët e VMRO-DMPNE-së Aleksandar Nikoloski me 12,540 €, Vlado Misajlovski me 11,169 € dhe Dragan Kovaçki me 10,135 €.

I fundit i kësaj top dhjetëshe të shpenzuesve më të mëdhenj në facebook është kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrevski, me 9,450 € të shpenzuara në tremujorin e fundit.

Asnjë politikan apo subjekt shqiptar nuk figuron në këtë top dhjetëshe.

Njoftime tjera