Në dymbëdhjetëvjetorin e ikjes në amshim, përkujtojmë trashëgiminë e paçmuar të Arbën Xhaferit dhe kontributin e tij të pashoq në politikën kombëtare.
Arbën Xhaferi ishte shumë më tepër se politikan. Ai nga shumë bashkëveprimtarë shpeshherë është cilësuar si rilindasi i fundit i shqiptarëve. Dhe i tillë do ngelet në memorien kolektive të kombit tonë.
Porosia e Arbën Xhaferit është se Rilindja Kombëtare Shqiptare nuk ka dhe as që ka nevojë të ketë alternativë. Ai i kushtoi një jetë të tërë zhvillimit dhe ngritjes së mendimit politik shqiptar dhe trasoi rrugën kombëtare për dekadat e ardhshme.
Ne tek Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi, kujtojmë me shumë mall njeriun që mendoi aq shumë për të gjithë neve dhe mbetemi të përkushtuar të ecim Rrugës së Arbënit, për të jetësuar me aq sa mundemi vlerat e lirisë, demokracisë dhe ruajtjes së indit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan.