Një hulumtim i përgatitur në kuadër të Programit për Mbështetje Parlamentare të financuar nga Qeveria zvicerane tregon për një krizë të thellë të besimit qytetar në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut.
Tre institucionet me besueshmërinë më të lartë te qytetarët janë bashkësitë fetare (5,1%), Ushtria (5,1%) dhe Policia (4,3%), por që janë nivele shumë të ulëta besimi në përgjithësi.
Paradoksalisht, tre institucionet me besimin më të ulët qytetar janë pikërisht institucionet që do duhej të ishin në ballë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit: Komisioni për parandalimin e korrupsionit (2,9%), gjykatat (2,7%) dhe Prokuroria publike (2,7%).
Sondazhi në terren është kryer nga 22 shkurti deri më 9 mars me 1.002 të anketuar mbi 18-vjeç në tërë territorin e shtetit, nëpërmjet metodës sy më sy.

