Freedom House: Demokracia në Maqedoninë e Veriut, më e mangët sesa gjatë regjimit Gruevski

Freedom House ka publikuar sot raportin e saj vjetor “Vendet në Tranzicion” (2023), raport ky që vlerëson gjendjen e demokracisë në 29 vende nga Evropa qendrore deri në Azinë Qendrore. Vlerësimet numerike masin shtatë aspekte të demokracisë liberale: institucionet shtetërore të zgjedhura (qeveritë lokale dhe nacionale), institucionet shtetërore të pazgjedhura (autoritetet gjyqësore dhe të antikorrupsionit), si dhe institucionet joqeveritare (media dhe shoqëria civile).

Edhe këtë vit, progresi i Maqedonisë së Veriut ngelet margjinal, me një notë prej 3.86 (nga gjithsej 7), krahasuar me 3.82 vitin paraprak, ngritje kjo që i atribuohet përmirësimit të qeverisjes në nivelin lokal.

Maqedonia e Veriut gjatë qeverisjes SDSM-BDI vazhdon të ketë notë më të ulët sesa në vitet e fundit të regjimit Gruevksi: 4.07 më 2013, 4.00 më 2014 dhe 3.93 më 2015.

Shpërndaje: