Investimet e fondeve IPA të BE-së: Pollogu i fundit

Sipas Portalb, nga viti 2007 në Maqedoninë e Veriut janë investuar gjithsej 812 milionë euro përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian.

Sa i përket shpërndarjes së tyre sipas rajoneve planore :

🔸Më shumë mjete janë investuar në rajonin e Vardarit, me 123 milionë euro
🔸Pellagonia ka tërhequr 79 milionë euro investime evropiane
🔸Shkupi 45 milionë euro
🔸Rajoni juglindor 42 milionë euro
🔸Rajoni lindor 37 milionë euro
🔸Rajoni verilindor 34 milionë euro
🔸Rajoni jugperëndimor 32 milionë euro
🔸Më së paku investime evropiane janë realizuar në rajonin e Pollogut, me 29 milionë euro.

Përkthyer në investime për kokë banori :

🔸Vardari i prinë përsëri listës me 844,55 € investime për kokë banori
🔸Pellagonia, 355,74 €
🔸Rajoni juglindor, 262,45 €
🔸Rajoni lindor, 229,19 €
🔸Rajoni verilindor, 192,90 €
🔸Rajoni jugperëndimor, 136,71 €
🔸Pollogu është i parafundit me 82,37 € investime për kokë banori
🔸I fundit është Shkupi me 69,48 € investime për kokë banori

‼️ Kjo tregon për një pabarazi të theksuar ndër rajonale në shpërndarjen e fondeve evropiane. Pra, në terma absolut, Varadari ka tërhequr 4 herë më shumë fonde sesa Pollogu. Përkthyer në investime për kokë banori, Vardari ka tërhequr 10 herë më shumë fonde sesa Pollogu.

Shpërndaje: