Sa ndikojnë Zonat e Lira Ekonomike në uljen e pabarazive zhvillimore rajonale?

IPP Arbën Xhaferi do të sjell këto ditë një raport të ri “𝙉𝙙𝙞𝙠𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙕𝙤𝙣𝙖𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙕𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙄𝙣𝙙𝙪𝙨𝙩𝙧𝙞𝙖𝙡 𝙙𝙝𝙚 𝙏𝙚𝙠𝙣𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠 𝙣𝙚̈ 𝙕𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙍𝙖𝙟𝙤𝙣𝙖𝙡”, bazuar në një pasqyrë të investimeve që i ëshë kërkuar Agjencisë për investime te huaja, sipas ligjit për qasje në informacione me karakter publik.

Sot, ndajmë me ju disa të dhënë preliminare rreth investimeve të huaja direkte në zonat e lira ekonomike të vendit në periudhën 2015-2021.

🏢 33 kompani të huaja kanë investuar në ZZHIT-ë e vendit. Ato vijnë nga Gjermania (9), SHBA (😎, Turqia (5), Italia (3), Belgjika, Britania e Madhe, Holanda, Kanada, Kina, Rusia, Tajvani dhe Zvicra (me nga një kompani).

💶 Investimet totale kapin vlerë prej 597.9 milionë euro, kryesisht në sektorët automobil, elektronik, të prodhimit industrial, por edhe në farmaceutikë apo mjete transportuese.

📈 Vërehet një rritje graduale e investimeve në ZZHIT, nga 47.36 milionë euro në vitin 2015, në 113.49 milionë euro në vitin 2021.

🇺🇸🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇨🇳 Sa i përket shumave të investuara, kompanitë amerikanë i prijnë listës me 219.5 milionë euro investime (apo 36.91% e investimeve totale), pasuar nga ato gjermane me 155.3 milionë (26.11%), italiane me 56.2 milionë (9.45%), britanike me 39.9 milionë (6.7%) dhe kineze me 39.5 milionë euro (apo 6.7% e totalit). Shih figurat 5 dhe 6 për më tepër detaje.

📈💰Këto kompani kanë gjeneruar përafërsisht 3 miliardë euro eksporte në vitin 2021, apo 47% e eksporteve totale të Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje: