Besimi në pavarësinë e gjyqësorit në nivel të njëjtë me fundin e erës Gruevski

🔸🇲🇰 Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC), vetëm 3% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut pajtohen plotësisht se sistemi gjyqësor është i pavarur nga ndikimi politik.

🔸📉 Me rënien e regjimit Gruevski më 2017, besimi në pavarësinë e gjyqësorit kishte filluar të ngritet nga 3% e deri në 5% më 2019. Por si duket, skandalet e shumta në drejtësi në vitet e fundit kanë gërryer besimin e qytetarëve se gjyqësori mund të funksionojë pa ndërhyrje politike.

➡️ Barometri i Ballkanit është sondazh vjetor i opinionit publik dhe i ndjenjave të biznesit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, i porositur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Ai analizon aspiratat dhe pritshmëritë e qytetarëve për jetën dhe punën, tendencat mbizotëruese socio-ekonomike dhe politike, përfshirë integrimin rajonal dhe evropian.

Shpërndaje: