Drejtësia drejt kolapsit

Të dhënat e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (Këshilli i Evropës) dëshmojnë një rënie të vazhdueshme të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, fenomen ky që ka marrë përmasa shqetësuese në 5 vitet e fundit nën qeverisjen LSDM-BDI.

Kjo vjen si rezultat i uljes së investimeve në gjyqësor dhe një sistemi jofunksional për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, kryesisht për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve që diplomojnë në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Zgjidhja është e thjeshtë: rritja e buxhetit të gjyqësorit dhe reforma e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, për të prodhuar më shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, të cilët duhet të jenë më të mirë dhe të depolitizuar. Të dyja këto kërkojnë vullnet politik në vend të fjalëve boshe.

Shpërndaje: