𝗣𝗿𝗼𝗺𝗼𝘃𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗹𝗶𝗯𝗿𝗶𝘁 “𝗕𝘂𝗹𝗹𝗴𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲̈𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗮𝗿𝘁𝗶𝗸𝘂𝗷𝘁 𝗲 𝗴𝗮𝘇𝗲𝘁𝗲̈𝘀 ‘𝗦𝗵𝗸𝘂𝗽𝗶’ (𝟭𝟵𝟭𝟭-𝟭𝟵𝟭𝟮)”

Sot, 19 Korrik 2023 në Shkup, Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi mbajti promovimin e librit me titull: “Bullgarët dhe serbët në artikujt e gazetës ‘Shkupi’ (1911-1912)” të autorëve dr. Ardian Limani dhe dr. Anton Pançev.

Takimin e hapi drejtori i IPP Arbën Xhaferi, Arben Fetai, i cili foli rreth punës së bërë deri në realizimin e këtij projekti me rëndësi për studiuesit e historisë dhe jo vetëm.

Më pas të pranishmëve u drejtua dr. Besnik Emini, në cilësinë e redaktorit të librit i cili diskutoi për gjendjen kur u shkruan artikujt në faqet e gazetës “Shkupi”.

Në fund, fjalën e morën bashkautorët dr. Limani dhe dr. Pançev, të cilët shpalosën pjesë të ndryshme nga përmbajtja e librit.

Në këtë promovim, përveç studiues të historisë, morën pjesë edhe funksionarë shtetërorë, diplomatë të huaj, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe dashamirë të librit shqip.


Shpërndaje: