Sa po ndikojnë Zonat e Lira Ekonomike në uljen e pabarazive zhvillimore rajonale?

IPP Arbën Xhaferi do të sjell këto ditë një raport të ri “𝙉𝙙𝙞𝙠𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙕𝙤𝙣𝙖𝙫𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙕𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙞𝙢𝙞𝙩 𝙄𝙣𝙙𝙪𝙨𝙩𝙧𝙞𝙖𝙡 𝙙𝙝𝙚 𝙏𝙚𝙠𝙣𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠 𝙣𝙚̈ 𝙕𝙝𝙫𝙞𝙡𝙡𝙞𝙢𝙞𝙣 𝙍𝙖𝙟𝙤𝙣𝙖𝙡”, bazuar në një pasqyrë të investimeve që i ëshë kërkuar Agjencisë për investime te huaja, sipas ligjit për qasje në informacione me karakter publik.

Sot, ndajmë me ju të dhëna preliminare rreth investimeve të huaja direkte në zonat e lira ekonomike të vendit në periudhën 2015-2021.

Si shpërndahen investimet e 33 kompanive të huaja sipas Zonave të Zhvillimit Industrial dhe Teknologjik dhe rajoneve?

🏭 Strumica: 1 kompani me 24.4 milionë euro investime dhe 1,412 vende të reja pune.
🏭 Kërçova: 1 kompani me 39.5 milionë euro investime dhe 1,381 vende të reja pune.
🏭 Ohri: 1 kompani me 76.3 milionë euro investime dhe 948 vende të reja pune.
🏭 Struga: 2 kompani me 19.9 milionë euro investime dhe 636 vende të reja pune.
🏭 Shtipi: 3 kompani me 54.7 milionë euro investime dhe 2,107 vende të reja pune.
🏭 Prilepi: tre kompani me 60 milionë euro investime dhe 2,353 vende të reja pune.
🏭 Tetova: 3 kompani me 14.5 milionë euro investime dhe 1,017 vende të reja pune.
🏭 Shkupi 1: 14 kompani me 163 milionë euro investime dhe 2,854 vende të reja pune.
🏭 Shkupi 2: 6 kompani me 142.4 milionë euro investime dhe 897 vende të reja pune.

❌ Në rajonin e Vardarit dhe atë Verilindor, nuk ka asnjë investim të huaj në ZZHIT.

Shpërndaje: