Halil Snopçe iu referua konkluzioneve të raportit të IPP – Arbën Xhaferi “Dotacionet komunale: reforma e domosdoshme e decentralizimit fiskal”

Deputeti Halil Snopçe gjatë seancës parlamentare të mbajtur sot, iu referua konkluzioneve të raportit të Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi “Dotacionet komunale: reforma e domosdoshme e decentralizimit fiskal”, duke nënvizuar nevojën për reformë të mënyrës së financimit të komunave.
Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi rekomandon një sërë masash dhe iniciativa në kuadër të reformës së mëtejmë të financimit të vetëqeverisjes lokale:


✅ Decentralizimi funksional: modeli aktual institucional është bazë për krijimin e pabarazisë në të ardhura për kokë banori. Kalimi në modelin funksional me subvencione të përgjithshme mundëson financimin e nevojave të qytetarëve dhe jo të institucioneve.
✅ Fondi komunal do të mundësonte dotacione të përgjithshme dhe do të mund të financohej përmes rritjes së përqindjes së TVSH-së që u kthehet komunave nga 4,5% në 10%.
✅ Miratimi i një Plani për revitalizimin e vendbanimeve, përfshirë një program investiv për infrastrukturë themelore komunale (ujë të pijshëm, kanalizime, asfaltim dhe ndriçim publik).
✅ Krijimi i një institucioni financiar publik për kreditimin e komunave me kushte të volitshme (norma e interesit 1%) bazuar në përvojat evropiane.
✅ Rritja e kompetencave të komunave në menaxhimin e pasurive natyrore, me një ndarje të të ardhurave ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal në raport 80/20.

Shpërndaje: