Konferencë për shtyp për ngjarjen e lançimit të Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Jeni të ftuar të merrni pjesë në një konferencë për shtyp me rastin e lançimit të Barometrit të Përfaqësimit të Drejtë.

Çka?

Për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me mbështetje nga Bashkimi Evropian, Instituti për Politike Publike Arbën Xhaferi ka implementuar një nismë unike dhe gjithëpërfshirëse të quajtur Barometri i Përfaqësimit të Drejtë, që synon të forcojë transparencën dhe llogaridhënien për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve dhe të grave në sektorin publik, si në numra absolut ashtu edhe në pozicione drejtuese, si një mjet dixhital interaktiv i përditësuar në baza vjetore. Nisma bazohet në të dhënat zyrtare të Avokatit të Popullit që nga viti 2014. Barometri do të lansohet zyrtarisht më 29 shkurt.

Kush?

Naser Ziberi, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Robert Nesimi, Ekspert

Arben Fetai, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi

Kur?

E enjte 29 Shkurt, ora 12:00

Ku?

Bushi Resort & Spa, dhoma VIP, Shkup

Shpërndaje: